Rama pas aksidentit në Kroaci: Fatkeqësi pikëlluese për humbjen e vëllezërve dhe motrave nga Kosova

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të një autobusi me udhëtarë nga Kosova.

Rama në Twitter thotë se kjo ngjarje është pikëlluese.
“Çfarë fatkeqësie pikëlluese lajmi nga Kroacia për humbje jetësh të vëllezërve e motrave nga Kosova. Lutem që të plagosurit rëndë t’ia dalin dhe ngushëllime vëllazërore familjeve të viktimave”, shkruan Rama.
Një autobus me targa të Kosovës doli jashtë autostradës afër Slavonski Brod ku kanë vdekur të paktën dhjetë pasagjerë.

Autobusi ishte i linjës Frankfurt-Prishtinë dhe kishte rreth 60 pasagjerë.