Rama: Pas mësuesve do të vaksinojmë ushtrinë dhe policinë

Nisi sot vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve në ambientet e shkollës “4 Dëshmorët” në kryeqytet.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Silva Bino tha se tashmë synohet vaksinimi masiv i popullatës.

Rama njoftoi edhe mbërritjen e dozave të tjera të vaksinës anti-Covid, synohet në një kohë të shkurtër, veç pensionistëve, edhe vaksinimi i policinë si edhe ushtrisë me qëllim goditjen e gjithë zinxhirit që ka më shumë kontakte.

“Ne duam që sa më shpejt t’ju nxjerrim ju nga ky shqetësim”, tha Rama.

‘Jemi afër një lajmi të madh. Dhe pak ditë do të sjellim një sasi tjetër të konsiderueshme dhe sfida është vetëm vaksinimi për të filluar intensivisht me të moshuarit, policinë, ushtrinë ata që kanë ndërveprim. Pra të godasim të gjithë zinxhirin që ka më shumë kontakte”, tha Rama.