Një i vdekur dhe 11 raste të reja me koronavirus

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit nga 2.114 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

MSH njofton se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sipas njoftimit në 24 orët e fundit janë shëruar 109 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104,563.

Në total numri i rasteve aktive është 733.