Rama: Po punove fort ia del, s’ka rrugë të shkurtra në jetë

Partia Socialiste po shkon drejt fitores në këto zgjedhje, edhe pse numërimet nuk kanë përfunduar ende.

Kjo do të jetë fitorja e tretë radhazi për Edi Ramën, por njëkohësisht edhe hera e parë që në Shqipëri një parti fiton 3 mandate rresht.

Pas këtyre rezultateve, ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit i Shqipërisë Edi Rama, i cili në një postim në Facebook ka publikuar shprehjen e Michael Jordan.

“Po punove fort ia del. S’ka rrugë të shkurtra në jetë”, shkruan Rama në rrjetet sociale./tvklan