Rama publikon një video magjepsëse nga bregdeti i Shëngjinit

Bregdeti i Shëngjinit është shndërruar në pikë referimi për turistët vendas dhe të huaj edhe këtë sezon veror. Kryeministri Edi Rama publikoi në Facebook, një video me pamje nga plazhi i Shëngjinit, ku këtë vit vihet re një shtim i numrit të turistëve krahasuar me vite më parë.

Shëngjini dhe Lezha janë shndërruar në destinacione turistike shumë të kërkuara ku gjen plazhin, natyrën, historinë, kulturën, gastronominë, traditën dhe shpirtin mikpritës të banorëve.

Plazhet e Shëngjinit janë të njohura për rërën dhe ujin e ngrohtë. Një nga plazhet që tërheq vëmendjen e pushuesve është ai i “Ranës së hedhun”, por edhe plazhet e Kunes dhe Tales.