Krasniqi kërkon nga BE-ja një qartësim për ngjarjet e 24 shtatorit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur edhe për heqjen e masave ndaj Kosoves, pas deklaratës së presidentit Makron, duke thënë se pas ngjarjes së 24 shtatorit asgjë më nuk është e njëjtë.

“Ne nuk mund të kërkojmë që të kthehemi në normalitetin e para 24 shtatorit pa e adresuar përgjegjësin që e ka shteti serb dhe zyrtarët udhëheqës të atij shteti, duke filluar nga presidenti Vuçiq e tutje në këtë sulm terroristë ndaj Kosovës, sepse kjo ka qenë një tendencë e agresionit ndaj vendit tonë”, tha Krasniqi, në RTK.

Ai u shpreh skeptik nëse do të ketë një lëvizje përpara, por, shtoi ai, do të ishte shumë e rëndësishme që të ketë, të paktën një qartësim të BE-së në raport me Kosovën dhe Serbinë për fazën e ardhshme.