Rama shkakton të qeshura: Prej se ka ardhur VV-ja, janë zvogëluar edhe shkronjat në dokumente

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ka shkaktuar disa momente me të qeshura.

Teksa po kërkonte një pikë në protokollin që kishte afër, vërejti që shkronjat në dokument ishin më të zvogëluara dhe kishte vështirësi që t’i shihte.

Ai u shpreh se prej se ka ardhur Vetëvendosja në pushtet, janë zvogëluar edhe shkronjat në dokumente, përcjell Klankosova.tv.

Rama tutje u shpreh se është fakt i njohur që VV-ja është një forcë qeverisëse shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore.

“Na lejohet që të bëjmë edhe vërejtje këtu, sepse mbledhje punë është. Që kur Vetëvendosja ka marrë qeverinë, këto germat këtu janë zvogëluar, besoj për kursim letre, sepse është fakt i njohur që Vetëvendosja është një forcë qeverisëse shumë e kujdesshme për shpenzimet buxhetore”, u shpreh Rama.