Rama: Shkarkimi i Metës është i pakthyeshëm

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë pas përfundimit të vizitës së tij dy ditore në Bullgari dhe në Rumani është kthyer në Kuvend për të votuar shkarkimin e presidentit të Republikës Ilir Meta.

Rama në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit është shprehur se Meta ka turpëruar identitetin kombëtar në arenën ndërkombëtare ndaj shkarkimi i tij është i pakthyeshëm.

Kreu i qeveris ka theksuar se Meta i ka humbur të gjithë shanset për tu rikthyer tashmë në binarët ligjorë, ndaj sot përfaqësuesit e parlamentit do të votojnë shkarkimin e tij.

në seancën për shkarkimin e presidentin ka theksuar se misioni i tij ka mbaruar.

“Meta ka poshtëruar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ka shembur institucionin e garantit të Unitet, ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve në demokracinë parlamentare, Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe shqiptarët në marrëdhënien me SHBA, ka zhgarravitur fytyrën e shqiptarëve në marrëdhënie me të huaj, i ka humbur plotësisht dhe përfundimisht të gjitha shanset për t’u kthyer në binarët, nuk mund ta mbajmë në kurriz, prandaj ky parlament duhet të ushtrojë vullnetin e 90% të shqiptarëve për ta shkarkuar nga detyrës, keqardhje për mikun tonë të dikurshëm, por Meta i sotëm nuk mund ta mbajë këtë status”, ka thënë Rama, shkruan Abcnews.