Rama shkarkon Ervin Bushatin nga detyra

Ervin Bushati është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Postës Shqiptare.

Në media raportohet se vendimi për shkarkimin e tij është marrë nga Edi Rama ditën e djeshme. Mësohet se në vend të tij është komanduar Anisa Kaltanji.

Kujtojmë se Ervin Bushati u emërua në krye të Postës Shqiptare në shtator të vitit të kaluar pasi nuk fitoi mandatin e deputetit.