“Hahahahaha; Kurti po u kërkon shqiptarëve në Gjermani të votojnë miqtë e Putinit dhe Vuçiqit”: Reagimi i “ashpër” Gërvallës më 2017

Në kohën kur Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ia ka mësyer ta bëjë edhe tutorin e kosovaro-zviceranëve se kë duhet ta votojnë në zgjedhjet nacionale në Zvicer, për çka është kritikuar gjerësisht për përzierje në punët e brendshme të një shteti të huaj, e për më tepër të një shteti me rëndësi të posaçme për vendin, është tejet interesante të lexojmë një reagim në vitin 2017 të tash-Zëvendës Kryeministres dhe Ministres së Jashtme, Donika Gërvalla, e cila “terr e zi” shprehej kundër Vetëvendosjes asokohe e cila po përzihej në zgjedhjet në Gjermani.

Sigurisht, një reagim të kësaj natyreje as që bëhet fjalë tash më nga Donika Gërvalla, megjithatë ta shohihm se çfarë thoshte ministrja e Kurtit për Kurtin atëherë.

Hahahahaha. VV të gjitha sfidat në Kosovë i paska kry e tash po na tregon se kë duhet të votojnë shqiptarët në Gjermani. Të dashur shqiptarë me të drejtë vote në Gjermani. Votoni kë t’jau marrë mendja, por kujdes, mos votoni partnerin e VV-së në Gjermani, partinë e majtë ‘Die Linke’”, kishte shkruar Gërvalla më 23 shtator në 2017.

Pra, sipas Gërvallës, Vetëvendosja po bënte fushatë për “miqtë e Putinit dhe Vuçiqit” në Gjermani, parti të cilat “përcillnin mesazhet e Sllobodan Millosheviqit në parlamentin gjerman më 1999”.

Janë miqtë e vetëm të Putinit dhe të Vuçiqit në Gjermani, kundërshtarët më të mëdhenj të angazhimit për Kosovën në këtë vend demokratik dhe të përparuar. Votoni partitë tradicionale, ato që përkrahën ndërhyrjen e NATO-s për çlirimin e Kosovës dhe jo partnerët e VV, të cilët në vitin 1999, në kohën kur bota e civilizuar kërkonte zgjidhje për Kosovën dhe qytetarët e saj, shkonin dhe takoheshin me xhelatin Milloshevic dhe përcillnin mesazhet e tij në parlamentin gjerman”, shkruante Gërvalla.

Në fakt, edhe ky koment i imi është krejt i panevojshëm, sepse ju të gjithë këtu keni qenë dhe i keni ndjekur zhvillimet e atëhershme dhe ato të tanishmet, por ja që thirrja publike e VV ngacmon dhe të detyron mos ta përmbash veten dhe të shprehesh doemos”, shkruante mes tjerash Donika Gërvalla.

Në rast se Gërvalla e shlyen atë postim, po e postojmë këtu në screenshot:

Nacionale