Rama “tallet” me Bashën, i realizon edhe një video me “TikTok”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka gjetur pak kohë që të thyejë monotoninë e krijuar nga pandemia COVID-19.

Rama ka publikuar një video të realizuar me programin e shumë përdorur këto ditë, TIKTOK e ku personaliteti kyç është i pari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha.

Në këtë video, Basha shihet duke thënë “Unë dhe Partia Demokratike morëm fund”.

Siç duket Rama në gjithë punën që ka gjatë këtyre ditëve, po gjen kohë edhe për pak shaka me kundërshtarët e tij politik.