Ramush Haradinaj: Kadri Veseli do ta mbrojë me dinjitet pastërtinë e luftës së UÇK-së

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, është shprehur solidar me kreun në detyrë të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, të cilit Gjykata Speciale i dërgoi sot ftesë.

Ndonëse ende nuk dihet në cilën cilësi është ftuar, Haradinaj tha për Veselin që luftoi kundër shtypjes dhe mizorisë së Serbisë mbi popullin e Kosovës dhe pastërtinë e luftës së UÇK-së do ta mbrojë me dinjitet.

”Kadri Veseli, si një nga udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka luftuar kundër shtypjes dhe mizorive të Serbisë mbi popullin e Kosovës, si çdo luftëtar i lirisë, dhe do ta mbrojë pastërtinë e kësaj lufte me dinjitet. I bindur se edhe kësaj radhe do të ngadhënjejë e vërteta dhe e drejta jonë”.