Ramush Haradinaj nesër udhëton për në SHBA, pritet të ketë takime edhe në Washington

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, të premten, më 6 maj, do të udhëtojë për në SHBA.

Vizita e Haradinajt në SHBA, siç ka mësuar Gazeta Online Reporteri.net do të zgjasë disa ditë, dhe parasheh qëndrimin e kreut të AAK-së edhe në Washington, ku pritet të ketë disa takime me zyrtarë të ndryshëm nga Departamenti i Shtetit.

Gazeta Online Reporteri.net ka provuar të mërkurën që të marr konfirmim nga ana e partisë së Haradinajt rreth vizitës dhe agjendës, por se të njëjtit nuk janë deklaruar.

Ndryshe, gjatë këtij muaji vizitë zyrtare në SHBA ka paralajmëruar edhe Kryeministri Albin Kurti, por se datat dhe agjendat e saj ende nuk janë njoftuar.