Gani Geci: Njerëzit e Azem Sylës sa herë kanë probleme me drejtësinë fërkohen rreth meje dhe familjes time

Gani Geci përmes një postimi të bërë në FB ka reaguar pasi Shaban Syla ka ngritur dyshimet rreth sulmit ndaj familjes së këtij të fundit. Ngjarje kjo që lidhet me konfliktin e djeshëm që ndodhi në fshatin Nekoc të Drenasit, ku si pasojë mbëti i vrarë një person. Ndërsa i dyshuari kryesor është djali i Shabanit, Leutrimi.

Geci ka thënë ndër të tjera se “njerëzit e Azem Sylës ës sa herë kanë probleme me drejtësinë fërkohen rreth meje dhe familjes time.

Derisa ka ftuar organet e rendit që të hetojnë djemtë dhe anëtarët e tij të familjes rreth dyshimeve të Shaban Syëlës.

Ky është postimi i plotë i Gecit:

Të dashur qytetar,

sapo lexova një shkrim në gazetat online që Shaban Syla paska dyshime që djemt e mi gjoja kanë sulmuar familjen e Shaban Sylës, unë e di se njerëzit e Azem Sylës sa herë kanë probleme me drejtësinë fërkohen rreth meje dhe familjes time.

Ftoj organet e rendit hetuesis dhe drejtësisë që të hetoj djemt e mij, vëllezërit e mij, nipat e mi e të gjithë njerëzit e mij të njohur e të pa njohur rreth dyshimeve të Shaban Sylës.
Ndërsa jo vetëm Shaban Sylës por kujt do që ka dyshime çfarë do qofshin ato unë dhe familja ime jemi të gatshëm ti përgjigjemi për cilin do dyshim.
24 pleq i ka gjaku, 48 let naj qet Çerga ne i bëjmë be Shaban Sylës se kurrë kurrë as djemt e mij të cilët i kanë notat mesatare në mbi 9 në universitetet e Kosovës, as vllezrit emi as nipat e mi as edhe ndonjë njeri i njohur i joni nuk i ka hile as hide në dyshimet e Shaban Sylës.

Ps
Nuk do të isha përgjigjir Shaban Syles por për hir të korrektësisë dhe gjenezës së familjes sime çdo kohëne jemi të gatshëm ti përgjigjemi kujdo që ka dyshime për çka do çofshin ato.
Ne nuk jemi ne familje tinzare e zuzare që sulmon naten por jemi familja e Bajraktarit tē Llaushës.