Ramush Haradinaj për Mujë Krasniqin: Vendosmëria e trimëria e tij janë të gdhendura në kujtesën e shqiptarëve

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar heroin Mujë Krasniqin, në 25 vjetorin e rënies.

Haradinaj tha se vendosmëria dhe trimëria e “Kapuçit”, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve.

“Porosinë e luftës për liri, komandant Kapuçi, e përhapi çdokund”, tha Haradinaj.

“Mujë Krasniqi, i këndoi lirisë, e në kërkim të saj bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më. Vepra e tyre madhore na shërben si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve”, theksoi kreu i AAK-së.

“Lavdi e përjetshme!”, shtoi ai.