Ramush Haradinaj pranon ftesën e Albin Kurtit për takim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për javën e ardhshme të gjithë liderët e opozitës për një takim.

Në këtë takim pritet të flitet për çështje me interes nacional.

I pari që ka pranuar takimin është kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blaka.

“Po e konfirmojmë se takimi mes Kryetarit Haradinaj dhe Kryeministrit Kurti, me kërkesë të këtij të fundit, do të zhvillohet në fillim të javës tjetër”, u shprehë ai.

Të ftuar janë edhe Lumir Abdixhiku dhe Enver Hoxhaj.