Raporti 24-orësh i policisë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit, përcjell fokusi.info.

Siç raporton policia, gjatë 24 orëve në territorin e Kosovës kanë ndodhur 52 aksidente komunikacioni, nga të cilat aksidente me të lënduar 11, ndërsa 41 kanë qenë pa të lënduar. Kurse, aksidente fatale nuk ka pasur.

Janë shqiptuar 1500 tiketa dhe janë arrestuar 26 persona.

15 persona janë ndalur në mbajtje, ndërsa në vuajtje të dënimit janë dërguar 3 persona.