Raporti 24-orësh i policisë

Statistikat e përgjithshme të Policisë së Kosovës

Siç raporton policia gjatë ditës së djeshme në territorin e Kosovës kanë ndodhur 48 aksidente komunikacioni, prej tyre 18 me të lënduar, ndërsa 30 vetëm me dëme materiale.

Janë shqiptuar 810 tiketa trafiku dhe 778 tiketa në bazë të ligjit Covid-19. Janë arrestuar 25 persona.

Ndërkohë 15 persona janë ndalur në mbajtje, ndërsa 5 në vuajtje të dënimit./Fokusi.info/