Iu propozohet institucioneve komunale ndarja e çmimit për demokraci “Blerim Zhabari”

Në dhjetëvjetorin e themelimit, organizata joqeveritare “Forumi për Zhvillim dhe Demokraci (FODEM)” ka ndarë çmimin post -mortum Blerim Zhabarit për kontribut në demokratizimin e shoqërisë, shkruan Fokusi.info.

Xhavit Mehmeti, drejtor ekzekutiv i FODEM-it tha se ndarja e çmimit post -mortum , Blerim Zhabarit përveç kontributin në luftën e UÇK-së, ai dha kontribut në demokratizimin e shoqërisë. Prandaj, për mua është një moment emocional ta ndajë kë çmim, pasi që kam punuar një kohë të gjatë me të ndjerin.

Ai tha se FODEM iu propozon institucioneve komunale ndarjen e çmimit për demokraci “ Blerim Zhabari”.

“Organizata ka realizuar projekte në fusha të ndryshme në Komunën e Vushtrrisë.

Fuqia e organizatës sonë është në numrin e madh të bashkëpunëtorëve të cilët kanë kontribuar me idetë dhe angazhimet e tyre.Ne ishim për bashkëpunim, por jo si filiale e askujt”, tha ai.

Ne promovojmë transparencën, shoqërinë e hapur, demokratizimin, pjesëmarrjen në vendimmarrje.

Ndërkaq, ish – drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, tani menaxhere e projekteve në FODEM, Arta Ismajli deklaroi se si organizatë kemi kaluar nëpër shumë sfida, por i kemi përballuar të gjitha. Tani kemi krijuar një standard dhe kemi arritur që të realizojmë projekte të ndryshme si në Vushtrri, por edhe në qytete tjera.

Profesor Dr. Avni Alidemaj, bashkëpunëtor i jashtëm i FODEM-it theksoi se institucionet komunale duhet t’i përkahin më shumë organizatat lokale, duke krijuar partneritet të qëndrueshëm në adresimin e nevojave të qytetarëve të Vushtrrisë.

I ndjeri Blerim Zhabari ndërroi jetë më  6 korrik 2021. Ai ishte pjesëtar i UÇK-së në Batalionin e Parë të Brigadës 142 të Zonën Operative të Shalës, i cili kishte ardhur nga Zvicra dhe një kohë gjatë punoi edhe në ilegalitet.

Ai ishte edhe gazetar i shquar dhe udhëhoqi Zyrën për Komunikim me Publikun në Komunën e Vushtrrisë, deri në momentet kur u nda nga jeta./Fokusi.info/