Raporti 24-orësh i policisë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit.

Siç raporton policia, gjatë 24 orëve në territorin e Kosovës kanë ndodhur 46 aksidente komunikacioni, nga të cilat, aksidente me të lënduar 14, ndërsa 32 kanë qenë pa të lënduar. Kurse, aksidente fatale nuk ka pasur.

Janë shqiptuar 1293 tiketa dhe janë arrestuar 31 persona.

24 persona janë ndalur në mbajtje dhe 1 ka shkuar në vuajtje të dënimit.