Raporti 24-orësh i policisë

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme gjatë 24 orëve të fundit, transmeton fokusi.info.

Siç raporton policia, gjatë 24 orëve në territorin e Kosovës kanë ndodhur 50 aksidente komunikacioni, nga të cilat, aksidente me të lënduar 17, ndërsa 33 kanë qenë pa të lënduar. Kurse, aksidente fatale nuk ka pasur.

Janë shqiptuar 1419 tiketa dhe janë arrestuar 22 persona.

17 persona janë ndalur në mbajtje, ndërsa në vuajtje të dënimit nuk ka asnjë.