Raportohen dy persona të zhdukur në Prishtinë

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të zhdukjes në Prishtinë, ku një femër ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia si dhe një tjetër person ka bërë të ditur se djali i tij i mitur është larguar dhe nuk është kthyer në shtëpi.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se të dy rastet po hetohen.

Prishtinë, 30.09.2021 – 10:15. Më 30.09.2021 një femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Njësia policore është duke hetuar rastin.

Prishtinë, 30.09.2021 – 22:20. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se i biri i tij viktima mashkull kosovar, i mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Njësia policore është duke hetuar rastin.