Raportohet që Policia ka gjetur një mini- bunker në argjendarinë në Prishtinë

Policia e Kosovës po vazhdon bastisjen në një argjendari në Prishtinë, e cila dyshohet që ka pasur lidhje me rastin e plaçkitjes në Suharekë.

Aty po dyshohet për një mini- bunker (Strehim i posaçëm, zakonisht i futur përgjysmë në tokë, me mure të trasha betoni e me frëngji) në të cilën ekipet e hetuesisë po dyshojnë se ka të fshehur ari, raporton Indeksonline.

Indeksonline ju ka sjelluar pamje në kohë reale të aksionit të policisë në argjendari.

Aksioni po vazhdon, Indeksonline do t’iu mbajë të informuar.

Nga ngjarja e grabitjeve në Suharekë, një person është vrarë, dy policë janë plagosur një është lënduar dhe shtatë të dyshuar janë arrestuar.