Raporton në Polici se e gjeti vëllain e varur në shtëpi

Një person nga fshati Mosnicë, Leposaviç, ka raportuar në Policinë e Kosovës se e ka gjetur vëllain e varur.

Sinjali ka mësuar nga burimet se personi që e raportoi rastin, ka treguar se në objektin përcjellës të shtëpisë së tyre e ka gjetur vëllain e tij të vetëvarur.

Njësit përkatëse dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dhe është konfirmuar vdekja e tij.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.