Rashica vlerësohet si zëvendësuesi i duhur i Luis Suarez

Forma e Milot Rashicës në sezonin e kaluar ka ngjallur interesimin e shumë klubeve për shërbimet e tij.

Sulmuesi i Kosovës shkëlqeu te Werder Bremeni në Bundesligë duke shënuar nëntë gola dhe kjo tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, ndërkohë që për të kanë shkruar edhe mediumet më të mëdha sportive.

Në edicionin e fundit nga mediumi Sport 360, Milot Rashica është vendosur në qendër të vëmendjes.

Futbollisti nga Vushtrria shihet si një zëvendësues perfekt i sulmuesit uruguaian Luis Suarez te gjiganti në “Camp Nou”.

Në artikullin: “Milot Rashica për të cilin Barcelona ka nevojës si zëvendësues i Luis Suarez”, Sport 360 e përshkruan Rashicën si një sulmues “asnjëherë të qetë” që gjithmonë vrapon, mendon dhe bën lëvizje për të shënuar.

Po ashtu, gjatësia e tij prej 1.7 metra përshkruhet si një pengesë mjaft e madhe për rivalët ndërkohë që përmendet edhe aftësia e tij për të shënuar gola spektakolarë.

Sa i përket ngjashmërive me sulmuesin Luis Suarez, mediumi i lartpërmendur thotë se hapi i paparashikueshëm i driblimeve dhe guximi për ta praktikuar atë në zona të ngushta është një veçori që i takon të dyve.Stili i ekzekutimit të gjuajtjeve të lira është një tjetër cilësi që i bashkon dy sulmuesit.

Se ku do të kishte mundësi për të shkëlqyer Rashica, Sport 360 thotë se në Barcelonë reprezentuesi i Kosovës do të ishte fantastik marrë parasysh që fuqitë e uraganit janë dobësuar në moshën 32-vjeçare.

Bayern Munichu përmendet gjithashtu si një skuadër e njohur për rekrutimin e lojtarëve të talentuar në Bundesliga duke shtuar se Rashica nuk do të shërbente vetëm si një sulmues zëvendësues për të mbingarkuarin Robert Leëandoëski, por edhe për të mbuluar pjesët anësore ku kampioni gjerman është në mungesë pas largimit të Arjen Robben dhe Frank Ribery.

Rashica ka një kontratë me klubin gjerman deri në vitin 2022 dhe vlera e tij në treg është 20 milionë euro.