Rashiq ankohet se iu anulua një takim pas masave të BE-së: Jam viktima e parë e sanksioneve

Nenad Rashiq, ministër i Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, ka treguar përmes një videoje se si i ishte anuluar një vizitë pas masave ndëshkuese të BE-së.

Ai është “rrëfyer” te Gerald Knaus, i cili e ka postuar videon e Rashiqit në Tëitter, ku Rashiq tregoi se kishte takime më 19 qershor për të diskutuar për mbështetjen ndaj pakicës serbe.

“Emri im është Nenad Rashiq, jam ministër për komunitete dhe kthim komuniteteve më Qeverinë e Kosovës. Unë jam viktima e parë e sanksioneve të BE-së.” – ka thënë ndër tjerash Rashiq, duke e cilësuar si bizare anulimin e vizitës.