Shqiptari që kishte humbur dëgjimin kur ishte tre muajsh, por sot është ndër frizerët më të mirë (video)

Rinor Rrahmani edhe pse e ka humbur dëgjimin kur ishte 3 muajsh, është shumë i përkushtuar në punën që bën. Ai ka hapur lokalin për frizer, por edhe bën punë vullnetare në spital, ku i bën prerje të flokëve njerëzve që janë aty.

Ka gjetur mënyra të ndryshme të komunikimit me klientët e tij.

Edhe pse e ka humbur dëgjimin kur ishte 3 muajsh, kjo nuk e ka penguar Rinorin asnjëherë që të ndjek ëndrrat e pasionet e tij.

Rinor Rrahmani është frizer i njohur në qytetin e Gjilanit, i cili e ka hapur lokalin e tij qe disa vite.

Humbja e dëgjimit ka ndikuar që Rinori të ketë vështirësi edhe në të folur.