Rasim Selmanaj “godet” fort VV-në – Problemi i tyre nuk qenka ç’kapja e shtetit por ndarja e posteve!

Edhe pse janë zhvilluar disa takime mes VV-së dhe LDK-së për arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje, deri tani kani qenë të pasuksesshme.

E kjo po duket një situate e habitshme për deputetin e AAK-së, Rasim Selamanaj, pas deklaratave të tyre për ç’kapje të shtetit që janë bërë gjatë gjithë fushatës.

Selamanaj në një prononcim për “Gazeta Blic” ka theksuar se problem i tyre po qëndron vetëm tek ndarja e posteve .

“Nuk është se kam prit shumë nga ky koalicion, por jam i befasum nga këndi i opozitës si nuk po arrijnë të bëjnë një marrëveshje , pasi gjatë gjithë fushatës kanë deklaru ndryshime dhe ç’kapje të shtetit. Po shihet se halli i tyre nuk qenka për të bërë ndryshime dhe punë të mira por qenka teka ndarja e posteve që tash e ka kuptu çdo qytetar.Unë vlersoj se jemi duke humb si Kosovë në vonesën e krijimit të institucioneve , sa më shpejt që të bëhen aq më mirë është për Kosovën” tha Selmanaj për Gazeta Blic.

Selmanaj ka folur edhe për postin e presidentit , post ky që është bërë “molla e sherrrit” sa i përket mosdakordimit për marrëveshjen për bashkëqeverisje.

“Mendoj se do të ishte mirë të ndryshohet Ligji për zgjedhjet, edhe Kosova me pas president që votohet nga qytetarët e Kosovës dhe jo nga pazaret politike.Por edhe pse se kemi këtë ligj nuk mendoj se është mirë që posti I presidentit të jetë pjesë e pazareve të partive politike.

Edhe takimi i djeshëm në mes të liderit të VV-së Isa Mustafa dhe kryetarit të LDK-së Albin Kurti përfundoi pa sukses.Ndërkohë edhe sot gjatë ditës pritet të mbahet një takim mes tyre .