Rastet e dyshuara për koronavirus janë negative

Në Kosovë nuk ka të prekur me koronavirus.

Të pesë rastet e dyshuara se janë të prekur me virusin vdekjeprurës rezultuan negative, njofton Klan Kosova.

”Me datë 09.03.2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK janë testuar pesë pacientë në virusin SARS-CoV-2 dhe kanë rezultuar negativ, domethënë pacientët nuk janë të infektuar me virusin SARS-CoV-2″, thuhet në njoftimin e Institutit Kombetar të Shëndetit Publik.