Rasti i veteranëve, janë ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave

Prokurorja Lumturie Vuqetaj ka thënë se për rastin e njohur si “veteranët e rrejshëm” janë ngritur 20 aktakuza, ndaj 21 personave, njofton Klan Kosova.

Vuqetaj ka treguar se në Prokurorinë Themelore të Pejës kanë pranuar 7813 aplikacione dhe thotë se janë të ngarkuar sa i përket këtyre lëndëve.

Prokurorja nuk ka treguar identitetin e personave për shkak të konfidencialitetit.