Reagimi i Gjermanisë: Vizatimi i kufijve të ri është rrugë e rrezikshme.

Ministri i kabinetit të Angela Merkel për Çështje Evropiane ka reaguar pas publikimit të një letre në të cilën flitet për Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë dhe shkëputjen e Republika Srpskas – dokument që ishte publikuar nga mediumi slloven “necenzuriano.si”.

“Shtetet në Ballkanin Perëndimor kanë të ardhme vetëm si shoqëri multi-etnike dhe multi-religjioze. Pajtimi dhe bashkëpunimi rajonal janë kyç për paqe, demokraci dhe prosperitet. Vizatimi i kufijve të ri është rrugë e rrezikshme.” – ka thënë ai në një cicërimë në Twitter.

Gjermania e udhëhequr nga Merkel ka qenë vazhdimisht kundërshtuese e ideve që çonin kah prishja e multi-etnicitetit të Kosovës.

Dokumenti në fjalë besohet të ishte përgatitur nga kabineti i kryeministrit slloven Janez Jansha dhe nga kabineti i kryeministrit hungarez, Viktor Orban.

Edhe Orban por edhe Jansha janë dy liderë nacionalistë të kritikuar për qëndrimet e tyre nga Bashkimi Evropian.