Reagon ashpër Xhavit Jashari: Mimoza Kusari-Lila ka dalë anti-kombëtare, anti-njerëzore e anti-UÇK

Sot në media është publikuar pjesa e tretë e përgjimeve mes shefes së deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe përfaqësuesin e Listës Serbe, Slavko Simiq.

Në incizime të Nacionale shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ankohet te Simiq se Ramush Haradinaj po i frynë listat e veteranëve të UÇK-së.

Për këtë ka folur për Front Online kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari.

Ai ka thënë se pas publikimeve të përgjimeve, Kusari-Lila ka dalë anti-kombëtare e anti-UÇK.

Sipas tij, shefja e deputetëve të VV-së nuk është askush me e vlerësuar listën e veteranëve.

Jashari thotë se veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk i frikësohen verifikimit të këtyre listave.

“Le të shqetësohet Mimoza Kusari-Lila se ka dalë anti-njerëzore, anti-kombëtare, anti-UCK. Ajo nuk është askush me vlerësuar se Ramush Haradinaj a i ka fry listat e veteranëve a i ka të sakta, s’ka qenë pjesë e luftës s’ka lidhje me luftën. Ne nuk i frikohemi kësaj pune, 1000 herë le të bëhet verifikimi i veteranëve të luftës, komandantet e zonave janë kompetentë nëse ka shkelje është Gjykata e cila e jep fjalën e fundit”, u shpreh Jashari për Front Online.