Reagon Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë: S’ka të infektuar në lagjën Karagaq

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka reaguar ndaj një faqe në rrjete sociale për një lajm të pavërtetë, ku është thënë se lagjia Karagaq ka persona të prekur me koronavirus.

Ky është njoftimi:

Reagim

Para disa minutave nga një faqe në rrjetet sociale është lansuar një lajm i pavërtet se kinse në lagjen Karagaq ka përsona të infektuar më virus Covid-19.

Ju njoftojmë se asnjë përson nga lagja Karagaq nuk i është nënshtruar testimeve për Covid-19 dhe nga kjo del se ky lajm êshtê i pavërtet dhe i pa bazuar dhe qëllim keq duke krijuar panike në banorët e kësaj lagjeje.

Vetëm raportet publike të Institutit Kombëtar të Shêndetit Publik janë valide dhe të bazuara nê rezultate.