Reagon edhe Isa Mustafa, ka një porosi për Lëvizjen Vetëvendosje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të cilin e ka quajtur të drejtë, shkruan Gazeta Blic.

Mustafa ka potencuar se Gjykata Kushtetuese po tregon se nuk i takon asnjë partie politike por të gjithë qytetarëve të vendit.

“Ky vendim tregon se drejtësia e Kosovës po funksionon. Ne si LDK gjithmonë jemi pajtuar me vendimet e Gjykatës Kushtetuese edhe atëherë kur nuk na ka pëlqyer. Kjo Gjykatë ka treguar se nuk funksionon për një subjekt politik, por ju takon të gjitha subjekteve politike. Konsideroj që vendimi duhet të zbatohet dhe se ky vendim është në dobi të forcimit të demokracisë dhe shtetësisë së Kosovës”.

I pari i LDK-së, i pyetur se a do ta respektojë VV këtë vendim, ka thënë se smund të flas ne emër të tyre, por këtë duhet ta bëjnë.

“S’mund të flas në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, por mendoj që ky vendim do të respektohet nga të gjithë. Ska asnjë arsye që mos të respektohet. Ne do ta respektojmë atë sikur do ta respektojmë shtetin e Kosovës”.