Një 30 vjeçare gjendet e pajetë në banesën e saj

Një grua 30 vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj këtë të dielë në mbrëmje. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në rrugën e Elbasanit në Tiranë dhe viktima është një shtetase gjermane.

Sipas njoftimit të policisë, në trupin e gruas nuk janë gjetur shenja dhune dhe mendohet se vdekja mund të ketë ardhur për shkaqe natyrale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 01.03.2020, rreth orës 21:21, në rrugën e “Elbasanit” në banesën e saj është gjetur e pa jetë një shtetase  gjermane , rreth 30 vjeçe. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale”, njofton policia.