Reagon Ministria e Shëndetësisë: Protestuesi është qëlluar në këmbë me cifla, jo me plumb

Qeveria ka reaguar ndaj informacioneve te dhena nga protestuesit per goditjen me plumb nga policia ndaj nje qytetari nga Fieri qe merrte pjese ne protesten e opozites.

DEKLARATA E MSH: Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se qytetari me inicialet E.B., 29 vjeç, i lënduar gjatë protestës ka marrë ndihmën e duhur mjekësore në spitalin Universitar të Traumës.

Nga ekzaminimet e kryera, përkatësisht radiografia e kërcirit dhe këmbës, rezulton normale, pa dëmtime të strukturave.

Nga plaga e marrë, mjekët kanë nxjerrë cifla mjetesh piroteknike. Aktualisht 29 vjeçari ka përfunduar trajtimin dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.