Minatorët e Trepçës sot kanë protestuar para zyreve të menaxhmentit të ndërmarrjes së tyre në Mitrovicë.
Nga ky protestim, Jepi Zë mëson se ka pësuar edhe kryeshefi i ri Enis Abdurrahmani, i cili është sulmuar nga protestuesit.
Përveç tij, edhe drejtori i adminstratës ka pësuar nga minatorët.
Ndryshe zgjedhja e Abdurrahmanit në pozitën e kryeshefit ka ngjallur shumë pakënaqësi tek stafi dhe minatorët e ndërmarrjes Trepça.
Shkarkimi i Rafet Ibisht është bërë pasi kinse ai ka refuzuar ta nënshkruajë transferimin e terminalit doganor në hapësirën e Trepçës.