Reagon PSD: Këta që na mbyllën po shkojnë në Shqipëri, nga e cila i refuzuan vaksinat por jo edhe ekskursionet

Nol Nushi nga PSD, ka vënë në pah shkeljet e masave antiCovid që zyrtarë të VV’së po bëjnë, si dhe ka përmendur faktin e ikjes se tyre në Shqipëri nga masat që vet i kanë venosur në Kosovë.

Nushi ka komentuar një fotografi që po qarkullon në mediat sociale ku në vetur janë tre persona, ministri i Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 2, si dhe Liridona Bislimi, këshilltare komunale në Kuvendin Komunal të Vitisë bashkë me kandidati për deputet në Shqipëri nga radhët e VV’së, Baiken Abazi.

Tutje ai ka shkruar se në veturë janë tre persona, ndërsa asnjeri nuk janë familjarë.

“3 persona ne veture, nuk jane familjare (nuk llogaritet Kurti si babe politik). Me te ndale policia keshtu ne Kosove, denohesh per shkelje te rregullave te pandemise”, ka thënë Nushi.

Postimi i plotë:

3 persona ne veture, nuk jane familjare (nuk llogaritet Kurti si babe politik).
Me te ndale policia keshtu ne Kosove, denohesh per shkelje te rregullave te pandemise.

Kta qe na mbyllen, tash po bojne ekskursione ne Shqiperi, nga e cila i refuzuan vaksinat por spo ia refuzojne plazhin e shetitjet.
Nderkohe Dr. Hipokriti tu i ndrru mindilat e setres.