Reagon Qendra e Studentëve, e demantojnë këngëtarin Robert Berisha

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka reaguar pas refuzimit të Robert Berishës që të futet në karantinë me arsyetimin se kushtet nuk janë të mira.

Në një sqarim të Qendrës thuhet se me kohë i ka marrë të gjitha masat për parandalimin e pandemisë së Coronavirusit Covid-19. Ata thonë se dhomat, banjat, korridoret, oborri dhe çdo hapësirë e Qendrës së Studentëve është e pastër dhe e sigurt.

“Brenda një kohe të shkurtër dy herë është bërë dezinfektimi të gjitha hapësirave të kësaj qendre.

Dhomat, banjat, korridoret, oborri dhe çdo hapësirë e Qendrës së Studentëve është e pastër dhe e sigurt. Siç e dini, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që kjo Qendër të shfrytëzohet si hapësirë karantine. I sigurojmë të gjithë qytetarët, që do të vendosen se kushtet janë të përshtatshme, i plotësojnë të gjitha standardet. Rasti i sotëm që është publikuar nga një persona publik, është vetëm një pakujdesi e vogël, që ka mundur të ndodhë nga koha e shkurtër që kemi pasur në dispozicion, është nje rast i izoluar. Gjithçka tjetër është në rregull!’, është thënë në reagimin e Qendrës së Studentëve.