Reagon Rama: Faleminderit Angela, për këtë që po bën për Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Bundestagut gjerman, për hapjen e negociatave më Shqipërinë.

Postimi i Ramës:

“Lajm i mirë!

Faleminderit të gjithë deputetët e CDU/CSU që më në fund votuan
pro hapjes së negociatave.

Ata qē votuan kundër do t’i bindim në çdo hap me fakte se Shqipëria
e meriton hapjen e negociatave.

Faleminderit Angela për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë”,
shkruan Rama.