Reagon VV-ja, tregon sa e dëmshme është për Kosovën marrëveshja e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci, nuk e ka vlerësuar pozitivisht marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë në mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Fokusi.info.

Postimi i plotë:

Pra kjo paska qenë Marreveshja “historike”:

S’ka njohje reciproke siç premtonte zt.Hoti;

-Ndarja me Serbinë e Liqenit të Ujmanit për furnizim me ujë dhe energji;

-Pezullim të aplikimit për anëtarësim të Kosovës në Organizata ndërkombëtare;

– Mbrojtje të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe;

-Anëtarësim në zonën Mini-Shengen ballkanik;
– Dalja e Serbisë në Detin Adriatik.

Dhe disa pika që po të mos ishte gjendja kaq serioze, do të quheshin qesharake.