Pa fitues përfundon ndeshja Getafe – Real Madrid (Video)

Skuadra e Getafes ka arritur të fitojë pikë edhe në ndeshjen kundër Real Madrid, pasi që ndeshja përfundoi 0 – 0.

Edhe pse nuk pati gola, ndeshja ishte mjaft dinamike dhe me aksione të shumta, por edhe me një dozë ashpërsie, duke detyruar gjyqtarin të tregonte katër kartona të verdhë.

Skuadra vendase, e cila këtë edicion synon kualifikimin në garat e Ligës së Kampionëve, kishte dy mundësi shumë të mira në 20 minutat e fundit të takimit, por nuk arriti t’i konkretizonte.

Barazimi e lë skuadrën e Getafe në kuotën e 54 pikëve, por me një ndeshje më pak sesa Sevilla, e cila pozicionohet në pozitën 4 me një pikë më shumë.

Në anën tjetër, ‘mbretërit’ minimizojnë gjasat që të përfundojnë kampionatin në pozitën e dytë së paku, pasi tashmë numërojnë 7 pikë sesa Atletico Madrid, por kanë një ndeshje më pak.