Real Madridi kthehet në stërvitje më 11 maj

Real Madridi do të kthehet në stërvitje më 11 maj, pasi qendra stërvitore e këtij klubi është përshtatur për të plotësuar rregullat e ruajtjes së shëndetit. Lojtarët do të ushtrojnë të vetëm për të mbajtur distancën sociale. Në Spanjë masat po zbuten gradualisht.

Marca ka raportuar se vetëm grupe të vogla të lojtarëve dhe trajnerëve do të lejohen në qendër stërvitore. Skuadrat e La Ligas javën tjetër mund të bëjnë testet për koronavirus, ndonëse protokolli i Këshillit Nacional për Sport nuk do të detyrojë lojtarët pa simptoma që të testohen.

La Liga ka bërë të qartë se futbolli nuk mund të luhet deri atëherë kur lojtarët, trajnerët dhe të përfshirët e tjerë të bëjnë testet për koronavirus. Lojtarët e Realit do të ushtrojnë në shtëpitë e tyre deri të lejohen për të vazhduar me stërvitje në qendrën stërvitore.

Skuadra e Zinedine Zidane ishte e dyta në La Liga kur edicioni u ndërpre. Reali ka dy pikë më pak se Barcelona.