Reali i rikthehet fitoreve, triumfon në Kupën e Mbretit (VIDEO)

Real Madrid ka lënë pas humbjen ndaj Getafes dhe ka fituar ndeshjen e Kupës së Mbretit. Skuadra e Ançelotit fitoi me rezultatin 1-3 ndaj Alkojanos.

Golat për madrilenët u shënuan nga Militao dhe Ansensio, ndërsa Juan bëri autogol. Për vendasit shënoi Dani Vega, por goli vlejti vetëm për statistikë.

ALKAJANO-REAL MADRID 1-3

66’Dani Vega/39’Militao, 76’Asensio, 78’Juan(autogol)