Polonia shënon fitore kundër Shqipërisë

Kombëtarja e Polonisë në futboll shënoi sonte fitore si mysafir kundër Shqipërisë me rezultat 1:0, me golin e Swiderski në minutën 77.

Ndeshja e vlefshme për kualifikimet për botërorin “Katari 2022”, u ndërpre pas golit të shënuar nga mysafirët, pasi që tifozët vendës hodhën gjësende në fushë.

Kuqezinjtë kështu nuk arritën të shënojnë fitore apo ndonjë barazim që do t’iu shtonte gjasat për barazh.

Shqipëria pas kësaj humbjeje renditet e treta në tabelë me 15 pikë, ndërsa Polonia e dyta me 17 pikë. Anglia renditet e para në grup me 20 pikë, pas barazimit si vendës kundër Hungarisë 1:1.

Ndeshjet e fundit në grupin I, Shqipëria do t’i zhvillojë muajin e ardhshëm kundër Andorrës dhe Anglisë, për të kërkuar barazhin eventual.