Reali nuk e do Ronaldon, dy klube mbesin në garë për të

Marca konfirmon që Cristiano Ronaldo dëshiron të largohet nga Juventusi dhe raporton që PSG dhe Manchester United janë në garë për ta nënshkruar atë, ndërsa Real Madrid nuk është i interesuar.

La Gazzetta dello Sport raportoi në fillim të kësaj jave se CR7 po kërkon një rrugë shpëtimi nga Juventus, transmetin express.

“Zonja e Vjetër” është në garë për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve këtë sezon pasi dështoi ta fitonte Scudetton e 10-të radhazi.

Marca konfirmon që Ronaldo dëshiron të largohet nga Torino në verë. Edhe pse opsioni i tij i parë është një kthim në Real Madrid, Merengues tashmë e kanë informuar portugezin se nuk janë të interesuar ta rikthejnë atë në klub.

36-vjeçari thuhet se i ka dërguar mesazhe ish-shokëve të tij të skuadrës dhe Presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, por nuk ka arritur të gjejë një mënyrë për t’u kthyer në Stadio Bernabeu.

Sidoqoftë, si Manchester United ashtu edhe PSG mbeten në garë për të nënshkruar sulmuesin legjendar i cili dëshiron të vazhdojë të luajë në një nga klubet elitare të Evropës.

Agjenti i tij Jorge Mendes raportohet se është në marrëdhënie të mira me drejtuesit e “Djajve të Kuq”.

Kontrata e Ronaldos me Juventusin skadon në vitin 2022.

Ai fiton 31 milion euro në vit dhe do të duhet të ndërpresë pagën nëse dëshiron të largohet nga Juventusi në verë.

“Zonja e Vjetër” mund ta shesë Ronaldon për vetëm 29 milionë euro në fund të sezonit.