Barcelona vendos në shitje 7 lojtarë

Barcelona mbrojti me sukses titullin e La Liga-së, por kanë pasur një edicion zhgënjyes dhe drejtuesit e klubit janë të indinjuar, duke vendosur në shitje shtatë lojtarë.

Në fillim të sezonit Lionel Messi premtoi se Barcelona do ta sjellë Ligën e Kampionëve në ‘Camp Nou’ për herë të parë që nga viti 2015, pas disa viteve zhgënjimi në atë kompeticion.

Barca arriti në gjysmëfinale këtë sezon në LK, ku pavarësisht fitores 3-0 në ndeshjen e parë, u eliminua pas debaklit që pësoi në ‘Anfield’, transmeton lajmi.net.

Ky sezon zhgënjyes ka bërë që drejtuesit e klubit katalanas të reflektojnë, duke vendosur shtatë lojtarë në listën e transferimeve.

Sipas Mundo Deportivo Philippe Coutinho, Andre Gomes, Jasper Cillessen, Malcom, Denis Suarez, Rafinha dhe Marc Cucurella janë gati për shitje.

Kjo do të thotë se do ketë edhe afrime të reja, me Griezmann që është afër marrëveshjes të transferohet në ‘Camp Nou’.