Reciprociteti i targave, pamje nga Njësia Speciale e Policisë së Kosovës në Jarinje

Njësi të shumta të Policisë së Kosovës sot janë drejtuar në veri të vendit.

Njësitë e Specializuara të PK-së janë pozicionuar në zonën kufitare Kosovë-Serbi, saktësisht në Jarinje që nga orët e para të mëngjesit.

Të njëjtit janë duke u kujdesur nga afër për rend dhe ligj, derisa janë pozicionuar saktësisht në pjesën ku më parë ishte pika kufitare.

Në të njëjtin vend gjatë ditëve që lamë pas janë vendosur kontejnerë në të cilët sipas policisë do të punohet që të ketë kushte më të mira të punës dhe do të mbikëqyret më mirë vija kufitare nga zyrtarët policorë, transmeton lajmi.net.

Jozyrtarisht tashmë është theksuar se nga mëngjesi i sotëm ka filluar edhe zbatimi i reciprocitetit për targat nga Kosova për Serbinë.

Kësisoj duke filluar nga sot nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, e të gjitha ata që posedojnë këto targa nuk do të lejohen të kalojnë fare pjesën kufitare.

Blinda të shumta të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës tashmë janë pozicionuar në këto anë të kufirit për t’u kujdesur nga afër për gjithë situatën.