“Është rritur luksi pushtetar”, Haradinaj i kërkon Qeverisë t’i rris pagat në sektorin publik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rris pagat për punonjësit në sektorin publik, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë seancës së sotme, Haradinaj ka thënë se gjatë kësaj kohe është rritur luksi pushtear, teksa ka thënë se Qeveria duhet të hartojë një plan për rritje të pagave në të gjithë sektorin publik.

“Jemi në fillim të majit e zakonisht në qershor përgatitet rishikimi i buxhetit. Pra kemi kohë të mjaftueshme për të gjetur zgjidhje për çështje të ndryshme. Në këtë vit dinamika është e njëjtë, i vetmi zhvillim i mirë deri sot janë mallrat dhe shërbimet, pra është rritur luksi pushtetar. Qeveria ka kohë që ua ka hequr rrezikshmërinë Policisë së Kosovës. Logjika e tillë është e pakuptimtë. Deri në qershor kërkoj nga qeveria që të bëjë një plan qe buxhetin e paraparë për pagat. Pra, për të gjithë sektorin publik, jo vetëm për një kategori. Mos lejoni që buxheti të mos implementohet e pagat të mos rriten. Nëse nuk rriten pagat deri më një janar do të mbani përgjegjësi”, ka thënë ai.