Reja kërkon pikë në debutim

Nesër nga ora 15:00, kuqezinjtë do të luajnë në Reikjavik ndaj Islandës, e treta përballje në grupin H të fushatës kualifikuese për Euro 2020.

Përzgjedhësi i kuqezinjve, Edi Reja deklaroi se shpresojnë të marrin një rezultat të mirë.

“Shpresoj që në fushë të marrim një rezultat të mirë. Kjo do të na jepte besim dhe do ti tregonte futbollistëve që puna e tyre nuk shkoi dëm. Do të më pëlqente që të hynim në fushë vetëm për të fituar. Kemi nëj rival që ka organizim të mirë. Sigurdson në vecanti është mirë në anën teknike dhe fizike, por ne do të bëjmë lojën tonë”, tha Reja.

Trajneri Reja premtoi se në fushë të shtunën ndaj nordikëve do të jenë dy sulmues në formacionin shqiptar të cilin ende nuk e ka vendosur. Shqipëria dhe Islanda janë në të njëjtën kuotë pikësh, nga 3 secila në grupin H të eliminatoreve Euro 2020.